Bërnabiq: Asnjëherë s’kanë qenë presionet më të mëdha ndaj Vuçiqit

21 shtator 2022 | 15:30

Mandatarja për postin e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se kurrë nuk ka pasur presione më të mëdha ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Bërnabiq ka thënë se presionet sillen rreth dy gjërave – vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe zgjidhjes finale me Kosovën.

“Vuçiq dje në New York kishte më tepër se 20 takime. Por, sot është dita më e rëndësishme. Kurrë nuk kanë qenë presionet ndaj Vuçiqit më të mëdha dhe ato shkojnë në dy pika – vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe zgjidhjes finale me Kosovën e M.”, ka thënë Bërnabiq raporton “Novosti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se ka prezencë të njësive…