
Bërnabiq kërkon që Kuvendi të rifillojë punën pas trazirave të shkaktuara nga opozita
04 mars 2025
| 12:28
Trazirat shpërthyen kur deputetët e opozitës, pasi miratuan rendin e ditës, u drejtuan drejt Bërnabiqit, por sigurimi i Kuvendit i ka penguar të afroheshin tek ajo.
Më pas, deputetët e opozitës ndezën flakë në sallë dhe hodhën gaz lotsjellës, i cili u ndje në hollin e Kuvendit.
Ata shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngritet që regjimi të bie”, si dhe flamuj serbë.
Gjatë trazirave aty, deputetja Jasmina Obradoviq u sëmur dhe ekipi i ambulancës erdhi në vendngjarje.
“Dëshiroj t’i informoj të gjithë deputetët se kolegia juaj, deputetja Jasmina Obradoviq, të cilës i hodhët shok bombë, po lufton me jetën”, tha kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, raporton “Blic.rs”.