Bërnabiq: Kosova duhet ta heqë taksën, ta lehtësojë tregtinë

24 shkurt 2020 | 22:42

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë në Samitin e Londrës ku po marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor se Kosova duhet ta heqë tarifën 100 përqind të vendosur ndaj mallrave të tyre.

“Fatkeqësisht, ne kemi një tarifë të vënë prej 100 përqind nga Prishtina ndaj mallrave tona dhe të Bosnjës” ka thënë Bërnabiq, shkruan Tanjug.

“Shpresoj që albin Kurti do ta shqyrtojë këtë, sepse ne kemi nevojë për lehtësira të tregtisë në mes për të krijuar mjedis të favorshëm për biznes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…