Bërnabiq: Nuk kemi njoftim se Thaçi po vjen në Preshevë
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se qeverisë serbe nuk i është bërë njoftim për vizitën e mundshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Preshevë dhe se ai duhet së pari t’i drejtohet Qeverisë së Serbisë.
“Ne nuk kemi njoftime, së pari duhet t’i drejtohet Qeverisë së Serbisë. Së pari, do të shqyrtojmë se çfarë do të thotë Qeveria Serbe dhe ne do të vendosim në pas”, ka thënë ajo.
Ajo ka theksuar se Serbia është një vend që mund të ofrojë ndonjë vizitë sepse është e qëndrueshme dhe ka sovranitet.
“Qeveria do të jetë në gjendje të bëjë atë që është e nevojshme”, ka deklaruar shefja e ekzekutivit serb.
Sipas raportimeve të medieve, Thaçi së bashku me komisionarin për Zgjerim të BE-së , Johannes Hahn për të vizituar komunat jugore serbe ku jetojnë shqiptarët.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë dje se ai nuk kishte ndonjë informacion mbi këtë vizitë.