Bërnabiq për dronët afër Merdarës: Do të rrëzojmë çdo fluturake të tillë

01 nëntor 2022 | 22:34

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë për televizionin serb “RTS” se të gjithë dronët që kapen pranë objekteve ushtarake të Serbisë do t’i rrëzojnë. Ajo thotë se ngjashëm do të vepronin edhe vendet tjera.

Duke folur për urdhrin që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të ngrihen lartë aeropanët MiG-29, pasi janë vërejtur dronë duke fluturuar mbi zonën e Merdarit dhe rrethinën e Rashkës, Bërnabiq ka thënë se bëhet fjalë për sigurinë e serbëve në Kosovë dhe për problemet që ekzistojnë atje.

“Dronët po filmonin një pozicion në zonën tonë të sigurisë tokësore dhe në dy kazermat tona. Dhe unë u informova nga presidenti i Republikës dhe Komandati i Forcave të Përgjithshme të Ushtrisë. Ai dha urdhër që të rritet mbrojtja në ajër, kështu që ky rregull është në fuqi dhe do të mbetet në fuqi”, tha Bërnabiq.

Ajo ka thënë se nëse vërehen dronë ata do të rrëzohen.

E pyetur se të kujt ishin dronët, ajo ka thënë se nuk mund të japë më tepër informata.

“Ka mundësi që presidenti Vuçiq të flasë. Ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq, mund të flasë po ashtu”, ka thënë Bërnabiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Igball Jashari është prezantuar si lojtari më i ri i…