Bërnabiq: Po përpiqemi të mbyllim kutinë e Pandorës
04 tetor 2018
| 19:55
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se vendi i saj po përpiqet, përmes dialogut me Prishtinën, të mbyllë kutinë e Pandorës, “e cila u hap me shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.
Në samitin e shtatë BE-Evropa Juglindore, organizuar nga Ekonomisti i Londrës me qendër në Beograd, Bërnabiq ka theksuar se ishte e habitur që dikush mund ta kundërshtojë marrëveshjen nëse ajo arrihet nga të dyja palët.
“Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është i vështirë dhe sfidues, dhe jam krenare se si Serbia po sillet në këtë drejtim në lidhje me fleksibilitetin, tolerancën, pavarësisht provokimeve nga Prishtina. Ne po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje duke arritur kompromis”, ka shtuar ajo. (KP)