Bërnabiq: Serbët kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit
06 nëntor 2022
| 15:39
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka komentuar tubimin e sotëm të qytetarëve serbë në veri të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Twitter tha se në tubimin e sotëm në veri të Mitrovicës serbët kërkuan zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar gati 10 vjet më parë.
Qytetarët serbë u tubuan në veri të vendit, një ditë pasi morën vendim për tërheqje nga institucionet e Kosovës.