Bërnabiq: Tajani tha që Serbia s’duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE
01 shkurt 2018
| 15:52
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka thënë që shteti serb nuk ka për ta njohur pavarësinë e Kosovës, që të pranohet në Bashkimin Evropian.
“Mendoj se është thënë në mënyrë të qartë nga presidenti i PE-së, Tajani dhe ajo është që Serbia s’ka për ta njohur Kosovën si kusht për të hyrë në BE”, ka thënë ajo.
Bërnabiq ka thënë se ky është një mesazh i qartë që nuk duhet të vihet në mëdyshje.
Ajo më tej ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd është përgjegjësi e politikanëve që i prijnë shtetit serb. KK