Bërnabiq vjen në Kosovë, Bislimi e Nagavci shkojnë në Preshevë

02 shtator 2022 | 23:03

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës që është përgjegjës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi bashkë me ministren e arsimit, Arbërie Nagavci, pritet që të hënën me 5 shtator të vizitojnë Luginën e Preshevës.

Klan Kosova, ka mësuar se dyshja qeveritare do ketë një seri takimesh në Bujanoc dhe Preshevë, me Këshillin Kombëtar Shqiptar, pastaj deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi e vizita në disa shkolla fillore të komunave në jug të Serbisë që banohen me shumicë nga shqiptarët.

Ndryshe për këtë vizitë akoma nuk ka konfirmim zyrtar se nëse Beogradi  e ka dhënë pajtimin apo jo.

Nga zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi, kanë thënë se së shpejti dalin me detaje.

Vizita e zyrtarëve të Kosovës në Luginë , mëtohet të zhvillohet në ditën kur në Kosovë, vjen për vizitë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, pas konfirmimit nga Ministria e…