Bërnabiq: Vuçiq në Bruksel e ka pasur për qëllim paqen dhe stabilitetin, jemi të hapur për kompromis
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Aleksandër Vuçiqi ka treguar sa të hapur jemi për kompromis.
Bërnabiq përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se Vuçiq në Bruksel e ka pasur për qëllim paqen dhe stabilitetin.
“Paqja, stabiliteti, dialogu, fokusi në të ardhmen e begatë të Ballkanit – kjo ishte agjenda e presidentit Vuçiq sot në bisedimet në Bruksel. Ai edhe një herë tregoi se sa shumë kujdesemi për ato parime dhe sa të hapur jemi për kompromis. Serbia do të mbetet e përkushtuar”, ka shkrua ajo.
Ndërkohë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar sonte takim me serbët e veriut të Kosovës, duke shtuar se atje situata është në prag të konfliktit.
Peace, stability, dialogue, focus on prosperous future for the Balkans – that was on the agenda of President Vučić today in Brussels. He, again, showed how deeply we care, and how open we are to compromise. Serbia will remain committed.@JosepBorrellF @MiroslavLajcak @predsednikrs
— Ana Brnabic (@anabrnabic) November 21, 2022