Bërnabiqi anulon takimet me dy senatorët amerikanë që para dy ditësh ishin në Kosovë
25 maj 2023
| 08:28
Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka anuluar takimin me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters që ishte planifikuar për mëngjesin e 25 majit, njoftoi Qeveria e Serbisë.
Në njoftim thuhet se takimi i Ana Brnabiqit me një grup senatorësh po anulohet pa sqaruar arsyen, raporton rel.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Dy zyrtarët amerikanë kërkuan nga liderët e vendit zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Derisa për Serbinë, kërkuan që të mos e pengojë rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.