Bërnabiqi: Falë Vuçiqit, në vend të njohjes, flitet për normalizim të raporteve me Kosovën
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë të dielën se Serbia është duke e paguar çmimin për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por se sipas marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nuk do të ishte ndryshe edhe sikur të ishte bërë një gjë e tillë.
“A na kushton mosvendosja e sanksioneve, po, dhe Serbia po e paguan atë çmim. Por marrëveshja nuk do të ishte një grimë ndryshe, kjo nuk ka asnjë lidhje me të. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u tregua i sinqertë kur u shpjegoi qytetarëve. Ne po paguajmë një çmim të caktuar sepse kemi mundur të marrim një çmim më të mirë për obligacionet qeveritare, kredi më të favorshme, më shumë investime”, ka thënë ajo për “TV Prva”.
Sipas saj “çmimi i politikës së pavarur paguhet gjithmonë” dhe se marrëveshja do të kishte qenë ndryshe po të mos ishte Aleksandër Vuçiq, sepse ka thënë Bërnabiq, “ai e vendosi temën në rend dite dhe luftoi për gjëra që mendohej se ishin të pamundura, kështu që sot zyrtarët botërorë thonë se nuk është njohje e Kosovës, por bëhet fjalë për normalizim”.