Bërnabiqi i serviloset Vuçiqit: Fjalimi i tij për Kosovën ishte ‘historik’
02 shkurt 2023
| 13:35
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i është servilosur shefit të saj, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Kjo pasi Vuçiqi në Kuvendin e Serbisë e ka mbajtur një fjalim rreth Kosovës.
Këtë fjalim, Bërnabiqi e ka cilësuar të “përgjegjshëm” dhe “historik”.
“Shpresoj me gjithë zemër, për hir të Serbisë, e mbi të gjitha për hir të brezave të ardhshëm, që në Kuvendin Popullor, përveç atyre që janë të papërgjegjshëm, tejet arrogantë dhe të paskrupullt, të ketë edhe deputetë nga radhët e opozita që ka dashur dhe ka mundur të dëgjojë prezantimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për gjendjen dhe situatën në Kosovë”, ka shkruar Bërnabiq “Twitter”.