Bërnabiqi kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë pas aksionit në veri

13 tetor 2021 | 12:33

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë teksa Policia dhe Dogana e Kosovës kanë njoftuar se janë duke zhvilluar aksion kundër kontrabandës në disa lokacione, përfshirë edhe komunat në veri të vendit.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin (v.j. kryeministrin e Kosovës) Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, ka thënë Bërnabiqi përmes një komunikate për media.

Më 13 tetor, Policia e Kosovës ka thënë se në orët e mëngjesit nisi një aksion kundër kontrabandës së mallrave. Ky aksion u kundërshtua nga qytetarët në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan – komuna të banuara me shumicë serbe –të cilët hodhën në drejtim të Policisë gjësende të forta.

Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese. Sipas autoriteteve shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, deri më tani dy policë dhe gjashtë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot qytetarët serbë në veri të Kosovës kanë kundërshtuar një…