Bërnabiqi: Kurti është burim jostabiliteti, nuk shpresoj se Perëndimi do t’i bëjë shumë presion

13 nëntor 2022 | 14:03

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vazhduar akuzat e saj ndaj Kosovës dhe homologut të saj kosovar, Albin Kurti, duke i quajtur “burim jostabiliteti”.

Sipas saj “një dukuri e tillë po vihet re edhe nga bota” dhe siç tha ajo vendi i saj do të vazhdojë të luftojë për paqe dhe stabilitet, shkruan “Kosovo-Online”.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, lufta diplomatike është e përditshme. Presidenti Vuçiq ka diskutime të përditshme për këtë temë me zyrtarët më të rëndësishëm botëror. Ne po kërkojmë zgjidhje”, ka thënë ajo.

Bërnabiqi ka thënë se nuk shpreson se ndonjë nga vendet perëndimore do t’i bëjë siç theksuar ajo “shumë presion Prishtinës për tabelat dhe se Serbia mund të mbështetet vetëm tek vetja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…