Bërnabiqi: Lëreni Kurtin të ngrehë padi një herë, në vend që ta kërcënojë vazhdimisht Serbinë
13 qershor 2021
| 14:31
Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, ka thënë se Albin Kurti, kryeministr i Kosovës, deri tani do të duhej ta padiste këtë shtet, dhe jo të kërcënonte dhe të pengonte vazhdimisht përpjekjet e negociatave.
Ajo në një intervistë për “TV Prva” ka vlerësuar se Kurti është një “fanatik ideologjik”, shkruan “Tanjug”-u.
“Gjithçka që parashikuam se do të ndodhte nëse Kurti përfaqësonte Prishtinën në dialog po rezulton të jetë e vërtetë”, ka thënë Bërnabiqi.