Bërnabiqi në Kosovë: Pa asociacionin nuk mund të ketë marrëveshje të dytë për normalizim

05 shtator 2022 | 15:01

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila është duke qëndruar në veri të Republikës të Kosovës, ka kushtëzuar marrëveshjen për normalizim të raporteve Kosovë – Serbi me themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Ajo ka thënë se “nëse nuk ka asociacion nuk mund të bisedohet për marrëveshjen e dytë për normalizim”.

“Nuk e di sa është e mundur, unë jam optimiste nga natyra, por ajo që është sigurisht më e rëndësishmja në këtë moment apo për një kohë të gjatë, siç e kam thënë, është komuniteti i komunave serbe. Themelimi i bashkësisë së komunave serbe është baza e marrëveshjes së Brukselit, të marrëveshjes së parë për normalizim dhe derisa të mos e kemi asociacionin e komunave serbe është e pamundur të diskutohet në marrëveshjen e dytë për normalizim”, ka thënë ajo.

Derisa ka folur për dialogun, Bërnabiqi në takimin me përfaqësues të Listës Serbe në qendrën mediale në veri te Mitrovicës, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është shumë i guximshëm për të gjetur kompromise për serbët në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Bayernit Sadio Mane, njihet për thjeshtësinë e tij.…