Bërnabiqi: Nesër do të jetë ditë e vështirë për Serbinë, pres formimin e asociacionit

26 shkurt 2023 | 13:31

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se dita e nesërme (e hënë) në Bruksel nuk do të jetë e lehtë për presidentin Aleksandër Vuçiq dhe për shtetin e Serbisë.

Siç kanë raportuar mediat serbe, ajo ka thënë se pret një nënshkrim për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nëse Vuçiqi do të donte të lejonte kapitullimin, nuk do të kishte bërë asgjë për çështjen e Kosovës deri më sot”, ka thënë Bërnabiqi.

Nesër (e hënë) në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Në tryezën e takimit do të jetë edhe plani evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka organizuar një…