Bërnabiqi: Nuk pres asgjë nga takimi në Bruksel
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se nuk ka pritshmëri nga takimi i sotëm i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Aljbin Kurti, në Bruksel
Bërnabiqi ka thënë se beson se Kosova “qëllimisht po e shkel marrëveshjen e Brukselit”.
“Nuk shoh se si do të ndryshojë pas më shumë se 10 vjetësh nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit si marrëveshja e parë për normalizimin që BE-ja e garantoi me nënshkrimin e saj. Nuk shoh ndonjë gatishmëri në Prishtinë. Ata tashmë janë shpërblyer për moszbatimin e marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Bërnabiqi, raporton “Tanjug”-u.
Sot në Bruksel pritet të prezantohet draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe të miratohet Deklarata për personat e zhdukur.