Bërnabiqi paralajmëron fazë destabilizimi nga 1 shtatori
29 gusht 2022
| 12:03
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se nga 1 shtatori do të ketë një periudhë të paqëndrueshme për Kosovën.
Sipas saj kjo o do të ndodh pasi nuk është arritur marrëveshja për targat.
“Ne kemi një situatë shumë komplekse në Kosovë”, ka thënë Bërnabiqi për Radio Televizionin e Serbisë.
Ajo ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i gatshëm për kompromis.
“Ne nuk jemi marrë vesh për asgjë për targat. Abin Kurti nuk është i gatshëm për asnjë kompromis. Kemi propozuar zgjidhje të caktuara, ai nuk ka dashur të pranojë dhe bisedimet janë ende në vazhdim”, ka thënë Bërnabiqi, duke shtuar se Kurti është i gatshëm për çdo gjë.