Bërnabiqi pas përplasjes me Kurtin: Ai mori përgjigje adekuate
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se takimi brenda Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ishte më i vështirë nga sa priste, duke deklaruar se ishte më shumë një hyrje në ngjarjet e ardhshme, duke përfshirë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, sesa diskutim për çështjet rajonale.
Ajo ka folur me theks të veçantë për përplasjen që e pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Bërnabiqi u ka thënë gazetarëve se ajo është përpjekur të përqendrohej në rezultate të mira dhe bashkëpunim në rajon dhe se “dikush tjetër”, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka transferuar bisedën në fushën e politikës
“Unë mendoj se kishte provokime dhe idetë e tij rreth asaj se si duhet të duket bashkëpunimi rajonal, por unë mendoj se ai mori një përgjigje adekuate dhe situatën faktike”, ka thënë Bërnabiqi.
Kur është pyetur se cilat ishin ato ide dhe cila ishte përgjigjja, kryeministrja serbe ka thënë se nuk ishte e sigurt se sa mund të fliste për këtë, sepse sipas saj gjithçka po ndodhte pas dyerve të mbyllura.
“Ai (Kurti) foli për mënyrën se si nuk është më e mundur të bashkëpunosh kështu por në një format tjetër në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë”.
“Serbia është shtet sovran, Kosova jo, dhe është më mirë të lihen gjëra të tilla për dialog”, ka thënë ajo.
Kurti flet pas përballjes me Bërnabiqin, tregon se si nisi përplasja