
Bërnabiqi pas tensioneve në Kuvendin e Serbisë: Po e kënaqni ‘terroristin Albin Kurti’ dhe mediet në Kosovë
04 mars 2025
| 14:18
Kryetarja e Kuvendit në Serbi, Ana Bërnabiq, ka bërë propagandë në foltore duke thënë se opozita serbe “po i kënaq terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë”.
Ajo teksa fliste mbante në duar shkrimet e mediave në Kosovë që kishin raportuar për situatën e shkaktuar të martën.
Bërnabiqi ka thënë se për shkak të tymit dhe gazit opozita në Serbi “po shihet si heroinë” nga shqiptarët.