Bërnabiqi: Shpresojmë në vazhdimin e dialogut pas zgjedhjeve në Kosovë
09 shtator 2019
| 14:35
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se shpreson që pas zgjedhjeve në Kosovë, do të mund të vazhdojnë bisedimet për një zgjidhje kompromisi të qëndrueshme dhe afatgjate në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
“Shpresoj që pas zgjedhjeve, do të kemi njerëz që do të jenë mjaft të guximshëm dhe të përgjegjshëm, mbi të gjitha ndaj qytetarëve tanë, dhe të aftë të flasin për një zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme. Ne do të jemi atje”, ka thënë ajo në Luksemburg pas takimit që pati me homologun e saj, Xavier Bettel.