Bërnabiqi: Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e rëndë

29 maj 2023 | 12:43

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se “situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë”, raportojnë mediet serbe.

Bërnabiqi ka pretenduar se “ishte i vonshëm reagimi i KFOR-it, detyra e të cilit është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës”, e jo, siç ka thënë ajo, “mbrojtja e uzurpatorëve”.

“Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, ka pretenduar Bërnabiqi.

Ajo ka shtuar se “situata në Kosovë po monitorohet orë pas ore dhe se publiku do të informohet për veprimet e radhës të Serbisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë sulmuar veturat e dy ekipeve mediale që po raportojnë…