Bërnabiqi thotë se Vuçiqi ka arritur sukses të madh

24 mars 2023 | 10:15

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq nuk ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet pa zgjedhur pjesët dhe se si ndikon kjo në “vijat e kuqe” të Serbisë që Kosova të mos hyjë në Kombet e Bashkuara. Në vend të përgjigjes në këtë pyetje ajo ka pretenduar se “shefi i saj Aleksandar Vuçiq ka arritur një sukses të madh në negociata”.

“Le të fillojmë nga pika e parë e aneksit apo planit të zbatimit, që i referohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Le të fillojmë nga pika e parë, pastaj do të vazhdojmë”, ka thënë Bërnabiq në një konferencë për media.

Pas kësaj, ajo ka deklaruar në televizionin serb “TV Pink” se në takimin e fundit në Ohër, presidenti Aleksandar Vuçiq ka arritur “sukses të madh në negociata” dhe “një rezultat të mirë për Serbinë dhe serbët në Kosovë”.

Bërnabiq ka shtuar se ajo “nuk beson se Asociacioni do të formohet në të ardhmen e afërt në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit nga viti 2013”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një biznesmen gjerman me origjinë nga Turqia, Zeki Oğuz, ra…