Bernard Arnault, njeriu më i pasur në botë sipas Forbes
27 janar 2024
| 17:04
Francezi Bernard Arnault, president dhe CEO i kompanisë globale të mallrave luksoze LVMH (Louis Vuitton Moet Hennessy) është njeriu më i pasur në botë, pasi mori vendin e parë nga sipërmarrësi amerikan Elon Musk, sipas faqes së internetit të revistës Forbes.
Sipas Forbes, pasuria e Arnos u rrit me 23.6 miliardë dollarë dhe aktualisht vlerësohet në 207.8 miliardë dollarë.
Elon Musk ra në vendin e dytë me kompanitë e tij Tesla dhe SpaceX duke e ndihmuar atë të arrijë një vlerë neto prej 204.5 miliardë dollarësh.