Bernard Kouchner: Hashim Thaçi punoi për të ardhmen e të gjitha komuniteteve, unë dëshmoj se akuzat ndaj tij janë absurde
Hashim Thaçi ishte njeri i tolerancës dhe i pajtimit mes komuniteteve dhe edhe sot është lideri i pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A është kjo arseja që disa duan për ta njollosur duke bërë akuza kundër tij si ato që përmban raporti i Martit?
Është e mundur. Unë vetë e di, sepse kam qenë atje, që ato akuza janë aq imagjinatë fantazuese, ato janë absurde. Unë mund të dëshmoj për këtë, ka shkruar mes tjerash, shefi i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kouchner.
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 55 vjet, por më shumë se gjysmën e jetës e kaloi në angazhim për çlirimin e vendit, pavarësinë dhe të ardhmen për të gjitha komunitetet, pa dallim etnie.
Pas një karrierë të bujshme politike gjatë tri dekadave të fundit, ai ndodhet sot në Hagë, në Gjykatën Speciale dhe është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat që prokuroria i ka ngritur ndaj tij.
Më poshtë e gjeni shkrimin e ish-ministrit të jashtëm francez, Brnard Kouchner, i cili punoi ngushtë me Hashim Thaçin, në muajt dhe vitet e para pas luftës, dhe shkruan për angazhimin e tyre në rindërtimin e vendit, ndërtimin e institucioneve të para, për paqe, tolerancë dhe pajtim mes të gjitha komuniteteve etnike.
Shkrimi është botuar në librin Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës nga Jacques Baudouin, në frëngjisht, në vitin 2018.
Disa vende lënë gjurmë të pashlyeshme tek ju. Unë kam njohur dhe vizituar një numër të madh të tyre, shpesh në kushte të rrezikshme, por pak prej tyre kanë lënë një përshtypje kaq të fortë si ky cep i vogël i Ballkanit, Kosova, i rrethuar me male madhështore. Manastiret ortodokse qëndrojnë pranë xhamive që datojnë që nga Perandoria Osmane dhe kishat e lashta katolike; ku banorët janë të larmishëm dhe hezitojnë të ngrohen deri sa të vendoset besimi.
Mos vallë sepse u çlirua falë aplikimit të OKB-së të së drejtës së ndërhyrja humanitare, e cila është kthyer në “përgjegjësi për të mbrojtur” në gjuhën e OKB-së, ose sepse unë ushtroja aty përgjegjësitë që më besonte Sekretari i Përgjithshëm në atë kohë, Kofi Anan? Ndoshta sepse krimet dhe masakrat ngadalë hapën rrugën drejt paqes. “Nuk kam qenë kurrë më i lumtur se në Kosovë”, kam shkruar në “Les Guerriers de la paix” në vitin 2004. Ishte sepse u ndjeva i dobishëm atje, “nga dy bindje që janë vetëm një: humanitarizmi dhe politika. Dhe kur, dhjetë vjet më parë, Kosova u bë e pavarur dhe se pavarësia u njoh nga shumica e vendeve të botës, me përjashtim i dukshëm i Rusisë, mendova se ne – ketu i kam parasysh: Kofi Annan, Bill Clinton, Richard Holbrooke, Madeleine Albright, Jacques Chirac, Tony Blair, Lionel Jospin, Robin Cook, Joschka Fischer por edhe ekipi i mrekullueshëm i UNMIK-ut – kishte qenë përgjegjës dhe i vendosur.
Për këtë pavarësi, kulm i viteve të luftës, negociatave dhe vendosmërisë nga ana e liderit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ibrahim Rugova, Kosova pagoi shumë çmim.
Kur arrita në Prishtinë në korrik 1999 në krye të UNMIK-ut, vendi që lindi nga plagët e luftës së pamëshirshme që trupat serbe kishin zhvilluar kundër UÇK-së popullatës shqiptare ende vuante nga abuzimet e kryera nga militantet serbë: fshatra të tërë në gërmadha, shtet dhe administratë inekzistente, pa shërbime publike, varfëri e përgjithshme që bëhet më mizore nga mungesa e nevojave elementare, ujit të pijshëm dhe shpeshherë të energjisë elektrike.
Pas vite luftimi kundër çmendurisë shkatërruese të Sllobodan Millosheviqit, spastrimit etnik në shkallë të gjerë që kishte urdhëruar, 10.000 të vdekurit dhe të zhdukurit e shkaktuar nga trupat serbe dhe paraushtarakëve, vendi duhej të rindërtohej plotësisht. Duhej të fillonte nga e para. I ballafaquar me dhimbjen e familjeve të ndjera, ne e dinim, burrat dhe gratë e UNMIK-ut dhe unë, se nuk kishim të drejtë të dështonim. Kosova ishte e lirë, por e mavijosur deri në thellësi të saj.
Përtej rindërtimit të vendit, kishte një tjetër, njerëzore, që ishte një prioritet absolut: kishim nevojë të pajtonim dy komunitetet që urrenin njëri-tjetrin, shqiptarët dhe serbët. Të dyja palët e shihnin të ardhmen me dyshim, ishin të mbushur me një historik të ndjenjave e pakënaqësisë së vazhdueshme. Shqiptarët, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, ishte keqtrajtuar për dekada nga kjo e fundit dhe ne mund ta kuptonim se donin të hakmerreshin. Vetë serbët që kanë banuar dhe ende jetojnë, veriu i Kosovës, me të drejtë kishin frikë se do mund të jenë viktimë e hakmarrjes. Të alarmuar për këto rreziqe, komuniteti ndërkombëtar nuk e fshehu shqetësimin e tij.
Shpërthimet nacionaliste, urrejtja dhe tensionet kishin lënë gjurmë të pashlyeshme dhe kisha frikë se serbët mund të largoheshin masivisht nga Kosova. Kjo nuk ndodhi, edhe pse në muajt e parë pas luftës nuk kishte polici apo ligj në Kosovë. Disa zgjodhën të strehoheshin në Serbi për t’i shpëtuar represionit nga fqinjët e tyre shqiptarë por ato largime për në Serbi nuk ishin aspak rezultat i organizuar apo dhunë etnike nga UÇK-ja. Ushtria Çlirimtare ishte çmilitarizuar me sukses dhe, sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, ishte UNMIK-u dhe KFOR-i që morën administratën dhe sigurinë e vendit.
Për lehtësimin tim të madh, nuk pati eksod dhe shumica e familjeve serbe mbeten në tokën e të parëve të tyre. Ishte edhe dëshira dhe vullneti i Hashim Thaçit që ishte plotësisht i vetëdijshëm se vendi i tij së shpejti duhet të kënaqte aspiratat e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë edhe serbët, për një Kosovë multietnike. Detyra e tij nuk ishte e lehtë fare, ai duhej të ruante besimin e luftëtarëve të UÇK-së në demokraci dhe flakën patriotike ndërsa punonte për të promovuar një Kosovë ku serbët do të ndjehen si qytetarë të barabartë.
Ashtu si unë, ai e dinte se bashkëjetesa do të ishte e vështirë, se rikthimi i besimit mes dy komuniteteve, formimi i një Kosove multietnike do të kërkonte kohë, diplomaci, vullnet të mirë, madje edhe një aftësi të caktuar për të harruar nga të dyja anët. Unë dhe ai punuam dorë për dore. Dhe ai nuk kurseu asnjë përpjekje gjatë gjithë kohës, gjatë pranisë time atje për ta bërë Kosovën atdheun e të gjithëve, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike.
Ndër liderët e UÇK-së dhe të Kosovës, ishte Hashim Thaçi ai që kishte menduar se më së shumti për të ardhmen. Ai kishte farkëtuar një vizion të vendit që donte t’ua linte trashëgim fëmijëve. Pasi kishte shkuar në luftë, ai ishte në pozitën më të mirë për të bërë paqe.
Ai ishte njeri i tolerancës dhe i pajtimit mes komuniteteve dhe besoj se është edhe sot lideri i pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A është kjo arseja që disa duan për ta njollosur duke bërë akuza kundër tij si ato që përmban raporti i Martit? Është e mundur. Unë vetë e di, sepse kam qenë atje, që ato akuza janë aq imagjinatë fantazuese, ato janë absurde. Unë mund të dëshmoj për këtë.
Po, Kosova e ka merituar të bëhet shtet sovran. Ishte një nga sukseset e rralla të komunitetit ndërkombëtar dhe një sukses i madh për Evropën. Dhe është mirë që në libër të rikthehet historia e ngjarjeve që çuan në këtë pavarësi. Ato u zhvilluan në fund të shekullit të kaluar, brenda një bote që ka pak të përbashkëta me atë të sotmen, një botë që ende kishte pika kthese të njohura dhe të pranuara nga të gjithë.
Një botë e aftë të flasë me një zë kur gjërat themelore – paqja apo lufta – ishin në rrezik. Ajo kohë ka mbaruar. Aq më tepër arsye për të kujtuar se si disa burra dhe gra të vendosur, disa vende dhe organizata ndërkombëtare, të vetëdijshme për përgjegjësitë e tyre, ia dolën t’u jepnin fund masakrave të tmerrshme në tokën evropiane.
Ky libër na kujton gjithashtu se rruga drejt demokracisë është gjithmonë e gjatë dhe e vështirë. Se demokracia nuk arrihet kurrë pa sakrificë. Le të fitohet çdo ditë, si liderët politikë kosovarë dhe ata të vendeve që kanë vuajtur prej kohësh nga arbitrariteti dhe diktaturat. Me Hashim Thaçin, fillimisht kryeministër dhe tani president i Republikës, Kosova është në rrugën e zhvillimit të saj të ardhshëm brenda Evropës dhe Komunitetit Atlantik.
Kosova aspiron, me Serbinë, të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Një shembull i shkëlqyer i përparimit dhe mirëkuptimi mes popujve se asgjë, shpresoj, nuk do t’i ndajë kurrë. Ajo nuk do të jetë e lehtë: duhet kohë që shpirtrat e këqij të mos jenë shembuj për t’u ndjekur; duhet durim që bota të ndryshojë dhe të qetësohet vrulli i nacionalizmit.
Është marre nga libri Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës nga Jacques Baudouin, botimi në frëngjisht, në vitin 2018.\Epoka e re\.