
Bernard Nikaj pritet të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Gjakovës
04 gusht 2021
| 13:18
Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Bernard Nikaj, pritet të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Gjakovës.
“Epoka e re” ka mësuar nga burimet e saja, se Nikaj pritet të nominohet nga Kryesia e degës së kësaj partie brenda pak ditësh.
Gjithashtu Nikaj pritet të zgjidhet edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike nesër (e enjte) ku pritet të zgjidhët kryesia e re.