Bernie Sanders e përkrah kandidaturën e Joe Bidenit për president
Senatori amerikan dhe ish-kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders, i ofroi publikisht përkrahje bashkëpartiakut të tij nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
Sanders tha se demokratët duhet të bashkohen dhe të qëndrojnë prapa ish-presidentit nëse synojnë ta mposhtin presidentin Trump në zgjedhjet e nëntorit.
“Po i kërkon secilit demokrat, secilit të pavarur dhe shumë republikanëve që të bëhen bashkë në këtë fushatë për ta përkrahur kandidaturën tuaj, të cilën unë e përkrah”, tha Sanders gjatë një transmetimi me video të realizuar nga zyrtarët e fushatës së Bidenit.
“Joe, e di se mbi supet e tua tash është një përgjegjësi shumë e madhe dhe është e domosdoshme që ne të gjithë të punojmë së bashku për ta bërë atë që duhet bërë”, shtoi Sanders.
Ai i dha fund fushatës së tij të mërkurën e kaluar pas një vargu të rezultateve zhgënjyese brenda Partisë Demokratike, shkruan “Anadolu, transmeton Express.
Në anën tjetër, Bideni e falënderoi Sandersin për përkrahjen e ofruar, duke thënë: “Përkrahja jote do të thotë një marrëveshje e madhe për mua. Nëse unë jam i nominuari, që tash duket se sapo më bëre, unë do të kem nevojë për ty, jo vetëm për ta fituar këtë garë, por për të qeverisur”.