Bernie Sanders shpall sërish kandidaturën për president të ShBA-së
Senatori amerikan, Bernie Sanders, ka bërë me dije se do të kandidojë përsëri për president në vitin 2020, duke bërë një përpjekje të dytë për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.
Senatori 77-vjeçar i Vermontit është bërë një yll politik në vitin 2016 megjithëse ai kishte humbur nominimin për president të ShBA-së.
Përmes një letre drejtuar mbështetësve të tij, ai ka thënë se është koha për të përfunduar “revolucionin politik” që e kishin filluar.
Senatori Bernie Sanders njihet si kritik i hapur i presidentit të ShBA-së, Donald Trump. Ai e ka përshkruar atë si një “gënjeshtar patologjik” dhe “racist”.
Sondazhet e hershme kanë bërë me dije se senatori Sanders, është shumë përpara kandidatëve tjerë të mundshëm demokratë, shkruan “BBC”.
Sandersi, kishte humbur nominimin e demokratëve në vitit 2016 nga ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.