
Bero Kingdom triumfon në Prizren
Qyteti i Prizrenit ishte destinacioni i radhës, ku është mbajtur turneu i Alley Oop në 3×3. Në turneun e zhvilluar në Prizren kanë marrë pjesë gjashtë ekipe. Fillimisht janë zhvilluar ndeshjet në grupe, më pas janë zhvilluar gjysmëfinale dhe finalja, ku janë përballur Bero Kingdom dhe djemtë e Prizrenit.
Pas një loje interesante, Bero Kingdom shënoi fitore, duke triumfuar në Prizren, për të siguruar biletën për finalen e madhe në Prishtinë. Skuadra fituese mori shpërblimin prej 300 Euro.
Ky ishte turneu i tretë i Alley Oop, pas Prishtinës dhe Gjakovës, derisa do të vazhdojë edhe në Pejë, Mitrovicë dhe Therandë. Skuadrat finaliste do të ndeshen në Prishtinë për fituesin e parë të edicionit të parë. Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën.