Bertoncelj: Qeveria e Sllovenisë do ta mbështesë ekonominë e Kosovës
Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga kryetari i saj, Agim Shahini u pritën në një takim në Ambasadën e Sllovenisë nga Ambasadori Bojan Bertoncelj ku temë diskutimi ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Ambasadori Bertoncelj njoftoi delegacionin e AKB-së për iniciativat që i ka marrë si Ambasadë por edhe si Qeveri sllovene për të mbështet ekonomin kosovare përmes edukimit, trajnimeve dhe investimeve për ndërmarrësit kosovar duke i bart përvojat më të mira të ndërmarrësis sllovene në tregun e Kosovës. “Kompanitë sllovene janë prezentë në Kosovë dhe kanë pasur suksese të vazhdueshme, ky fakt neve na gëzon dhe ne dëshirojmë që edhe bizneset e Kosovës të depërtojnë me produktet e tyre në tregun slloven dhe në vendet e BE-së kur këtë tash e mundëson edhe Marrëveshja e MSA-së. Ambasada sllovene dhe Aleanca e Biznesit kanë traditë bashkëpunimi dhe këtë duhet ta avancojmë më shumë ne faktin se Organizata e Juaj ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë organizata ndërkombëtare edhe në Slloveni. Ne jemi në përgatitje të një organizimi ekonomik në mes Kosovës dhe Sllovenisë në muajin Mars të këtij viti dhe ne mirëpresim edhe kontributin e AKB-se në këtë forum biznesor”, thuhet në komunikatën për medie të AKB-së.
“Sa i përket liberalizimit të vizave neve na vjen keq që bizneset dhe qytetarët presin për viza, por ky nuk është vendim i Sllovenisë por i terë BE-se e që ne kërkojmë edhe nga ju që të rritet ndikimi nëpër institucionet e juaja që të plotësohen kriteret e fundit për të gëzuar të drejtën e liberalizimit të vizave edhe Kosova”, deklaroi ambasadori Bertoncelj.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit tradicional në mes dy vendeve.
Sipas tij, nga mos liberalizimi i vizave, Kosova shpenzon rreth 20 milionë euro për viza në vendet e BE-së. “Produktet, shërbimet dhe investimet sllovene janë gjithmonë të mirëpritura në Kosovë dhe tash është një situatë e re që kjo duhet të promovohen në Slloveni edhe Ligji për investime strategjike dhe shumë masa të tjera fiskale që e kthejnë vëmendjen e investitorëve slloven por edhe të Diasporës tonë atje kah tregu i Kosovës”, deklaroi Shahini.