BERZH-i konfirmon përkrahjen për sektorin privat dhe publik

18 janar 2019 | 14:37

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur të premten në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Zsuzsanna Hargitai, me të cilën ka diskutuar në lidhje me bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe BERZH-it.

Gjatë takimit ministri Hamza ka theksuar se BERZH-i paraqet njërin ndër partnerët kryesor për Kosovën për realizimin e projekteve me rëndësi.

Ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Bankës për sektorin privat dhe inkurajoi Bankën për mbështetje të vazhdueshme të këtij sektori.

“Sektori privat është bartës kryesor i zhvillimit dhe rritjes ekonomike në vend andaj mbështetja e Bankës është e domosdoshme për të arritur këtë qëllim. Sa i përket sektorit publik ky vit pritet të jetë vit i realizimit të projekteve për të cilat konstruksioni financiar është i siguruar”, ka shtuar ministri Hamza.

Ndërsa drejtoresha e BERZH-it, Zsuzsanna Hargitai, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Bankës me institucionet e Kosovës dhe ka shtuar se për projektet me rëndësi strategjike mbështetja e BERZH-it nuk do të mungojë.

Ajo gjithashtu ka theksuar se BERZH-i do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për sektorin privat dhe publik përmes formave të ndryshme të asistencës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vazhduar edhe sot me…