BERZH parashikon rimëkëmbje të ekonomisë pas COVID-19
Pandemia e coronavirusit do të ketë një impakt negativ në të gjitha ekonomitë që preken nga rajoni i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, megjithatë eskpertët ekonomikë të BERZH sugjerojnë se rimëkëmbja mund të jetë e fuqishme pasi epidemia të vendoset në kontroll.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka lëshuar një paketë emergjence prej një vlere prej 1 miliard eurosh ndaj vendeve që janë prekur nga kriza e pandemisë së coronavirus.
Ndërkaq pritet që detajet e mëetejshme të parashikimeve të mundshme ekonomike për rajonet e BERZH të publikohen në fund të muajit mars. Sipas ekonomistëve të BERZH, impakti aktual dhe impakti i frikës nga COVID-19 po ndikon njëkohësisht në terma kërkesë dhe ofertë.
Pasojat përfundimtare ekonomike në këtë rast varen nga kohëzgjatja e situatës pandemike. Ndërsa ekonomitë po ndikohen drejtpërdrejt nga masat e shëndetit publik, përpjekjet për përmbajtjen e virusit do të sjellin uljen e shërbimeve konsumatore, por edhe atyre shërbimeve si transporti.
Ndërkohë sipas BERZH, teksa kërkesa ulet, shumë kompani do të kenë një ulje të së ardhurave. Kopmanitë të cilat kanë borxhe do të kenë shtrengime më të larta të likuiditetit. Në tërësi, pasojat më të dukshme në ekonomitë që bëjnë pjesë në BERZH do të përfshijnë një çrregullim në zinxhirët e furnizmit, uljen e kërkesës së huaj, uljen e çmimit të naftës dhe mallrave si dhe një rënie të ndjeshme në sektorin e turizmit./euronews