BERZh-i do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën
14 dhjetor 2017
| 12:30
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Harry Boyd-Carpenter.
Në këtë takim, drejtori i BERZh-it ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në projektet e ardhshme, në veçanti ato për energjinë e ripërtërishme.
“Vitin e kaluar, kemi investuar në Kosovë 85 milionë euro, ndërsa edhe për vitin e ardhshëm jemi pranë institucioneve të Kosovës për të dhënë kontributin në zhvillimin e vendit”, ka thënë ai.
Ndërsa ministri Dardan Gashi, ka falënderuar BERZh-in që po rrugëton bashkë me proceset për zhvillimin e Kosovës. Gjatë takimit është diskutuar dhe tema të tjera rreth diasporës dhe investimeve strategjike.