Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila Myrtezaj: Jemi si dy të huaj

26 mars 2024 | 08:43

Ka kohë që flitet për ndarjen në mes të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

Kësaj radhe ka qenë komediani e këngëtari i cili konfirmoi një gjë të tillë në programin më të ri, ‘Ferma VIP’.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me këngëtaren e famshme shqiptare.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Gocën e shoh më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jeton me ish-bashkëshorten. Po mërzitem ndonjëherë, njeriut i ndodhin ca gjëra, ca situata në jetë që nuk i ka pritur. Edhe është e vështirë kjo. E rëndësishme është të jenë mirë”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti theksoi: “Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”.

Besi dhe Xhensila vlen të ceket se kanë bashkë dy fëmijë: Ajkën dhe Amen.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan Donald Trump fitoi betejën me gjykatën e Lartë…