Besa, afër marrëveshjes me ELKOS Group dhe Korporatën Dukagjini
Skuadra e Besës ka dështuar të rikthehet në Superligën e Kosovës në futboll, prandaj ky klub është duke bërë të gjitha përgatitjet për të rikthyer lavdinë e dikurshme në futbollin e Kosovës.
Klubi pejan nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar se është afër finalizimit të marrëveshjes me dy kompanitë e mëdha si ELKOS Group dhe Korporata Dukagjini.
“Bordi i FC Besa pasi shqyrtoj dhe analizoj punën dhe veprimet gjatë sezonit 2018 / 2019 erdhi në përfundim se për tu inkuadruar në rangun superior të garave nevojitet një mobilizim i përgjithshëm dhe stabilitet financiar, duke garantuar një fond kualitativ të lojtarëve dhe shtabit profesional. Andaj përkitazi me këtë ne edhe filluam negociatat me donatorët dhe bizneset e fuqishme pejane dhe si rezultat i kësaj, në këto momente jemi pranë finalizimit te marrëveshjeve me dy kompani të mëdha dhe serioze si ELKOS Group dhe Korporata Dukagjini. Me inkuadrimin e këtyre dy gjiganteve financiar, ne si FC Besa jemi te sigurt se lavdia e dikurshme dhe mbizotërimi i FC Besa në futbollin kosovar është e sigurt. Për çdo risi do të njoftoheni me kohë përmes njoftimeve në faqen zyrtare të FC Besa”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Bordi i FC Besa.
/Epoka e re/