Besa Çeku-Buçinca në krah të familjes Thaçi dhe Veseli
12 shkurt 2021
| 23:46
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Çeku-Buçinca e cila garon me numrin #48, gjatë tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore të PDK-së ka bërë fotografi me familjet e ish-presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Çeku-Buçinca, fotografit i ka postuar në profilin e saj në “Facebook”, ku është ndjerë e nderuar që i ka takuar familjarët e Thaçit e Veselit.
Postimi i plotë i Besa Çeku-Buçincës:
Pata nderin dhe kënaqësinë që sot në tubimin përmbylles të fushatës zgjedhore të takoj bashkëshorten dhe djalin e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli si dhe bashkëshorten dhe djalin e Presidentit Hashim Thaçi.Së bashku për fitore!
#PDK134
#48
#Rimëkëmbje