Besa e fiton derbin e Ligës së Parë ndaj Malishevës

10 nëntor 2019 | 16:31

Skuadra më traditë të madhe në futbollin e Kosovës, Besa e Pejës e ka fituar derbin e Ligës së Parë ndaj Malishevës me rezultat 2-1.

Golat për skuadrën pejane i regjistruar kapiteni Fetim Kasapi dhe Florim Berbatovci, kurse për mysafirët shënoi Dreni Kryeziu. pas kësaj ndeshje, Besa është e treta me 24 pikë, kurse Malisheva është e pesta me 22 pikë.

Fitore në ketë xhiro ka shënuar Vëllaznimi i Gjakovës ndaj Trepçës (2-3), kurse Liria e mposhti Istogun (1-0). Arbëria luajti baras 1-1 me Ulpianën, por e kryeson Ligën e Parë me 26 pikë.

Rezultatet

Onix – Dardana                       2-0
Drenasi – Vitia                         2-0
Trepça – Vëllaznimi                2-3
Liria – Istogu                            1-0
Ulpiana – Arbëria                    1-1
2 Korriku – KEK-u                  2-1
Besa – Malisheva                     2-1
Ramiz Sadiku – Vllaznia        2-0

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka bërë…