Besa e Kavajës përjashton Mazrekajn

12 shkurt 2025 | 12:13

Mentor Mazrekaj ka mbetur pa skuadër, pasi është përjashtuar nga Besa e Kavajës. Vendimin për largimin e futbollistit kosovar e ka marrë presidenti i klubit, Nexhat Bizhdili, i cili për “Panorama Sport” tha se lojtari i ka thyer disa rregulla.

“Të dy lojtarët kanë thyer në mënyrë të përsëritur disiplinën në ekip. Mentor Mazrekaj për mbi 13 ditë mungoi dhe nuk u paraqit në stërvitje. Krahas saj, ai nuk u impenjua në fushë, ashtu sikurse i takonte”, u shpreh Bizhdili.

Madje, presidenti i klubit shqiptar i ka kërkuar lojtarit që t’i kthejë 10 mijë euro. Kujtojmë që Mazrekaj u transferua te Besa gjatë vitit 2024 nga ekipi i Strugës së Maqedonisë. Mazrekaj në të kaluarën ka luajtur edhe për klubet kosovare si: Prishtina, Ferizaj, Llapi dhe 2 Korriku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…