Besa e Liria e nisin me fitore
25 gusht 2019
| 19:55
Skuadra e Besës së Pejës e ka nisur në mënyrë shumë të mirë kampionatin në Ligën e Parë, pasi e ka mposhtur skuadrën e Vllaznisë së Pozharanit (4-0).
Në këtë mënyrë Besa konfirmon se do të jetë kandidatja kryesore për t’u rikthyer në Superligë. Klubi tjetër nga Rrafshi i Dukagjinit, Liria, që ka rënë në Ligën e Parë, arriti që në ndeshjen e parë të shënojë fitore në Mitrovicë ndaj Trepçës (1-2). Vëllaznimi pësoi humbje nga Onixi (2-1).
/Epoka e re/