Besa e Prishtina nuk lejojnë befasi

12 mars 2018 | 11:13

Besa FamGas e Prishtina nuk kanë lejuar befasi në javën e 18 të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave janë luajtur të shtunën, ndërsa Besa e Prishtina kanë shënuar fitore të thella. Kampionia aktuale, Besa FamGas, në Gjilan fitoi ndaj Dritës me rezultat shumë të lartë, 41:14. 24:4 ishin shifrat pas 30 minutave të parë. Ndërkohë, Prishtina fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat të thellë, po ashtu 42:20.

Edhe në këtë ndeshje fituesi ishte i qartë pas pjesës së parë, që u fitua nga vendësit me 18:8. Këto dy skuadra prijnë në tabelë me nga 34 pikë. Ndërkohë, Drita, pas një kohe të gjatë, ka humbur pozitën e tretë. Është e katërta me 20 pikë. Samadrexha mbetet e parafundit me katër pikë. Në vendin e tretë është ngritur Kastrioti i Ferizajt që fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 29:22. Vushtrria mbetet e teta me 13 pikë. Përballjen e mesit të tabelës në mes të Trepçës dhe Vëllaznimit e fitoi skuadra gjakovare me rezultat 33:27. Tani Vëllaznimi është me 16 pikë, kurse Trepça bie në vendin e shtatë me 15 pikë. Fitore në udhëtim ka shënuar edhe Zhegra që mposhti Llapin me 37:30. Zhegra është e pesta me 19 pikë, kurse Llapi i fundit me dy pikë.

Rezultatet

Llapi – Zhegra                  30:37 (11:15)
Vushtrria – Kastrioti       22:29 (10:13)
Prishtina – Samadrexha 42:20 (18:8)
Drita – Besa Famgas        14:41(4:24)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkura mbesin lidere në botë për shitjen e…