Besa e rikthen Durakun
13 gusht 2019
| 11:01
Skuadra e Besës ka filluar përforcimet për edicionin 2019/2020. Pas transferimit të veteranit Dugagjin Gashi, kjo skuadër ka arritur marrëveshje edhe me mesfushorin tjetër veteran Mensur Duraku.
Arritjen e marrëveshjes për gazetë e ka bërë me dije vetë futbollisti Duraku, i cili ka qenë pjesë e klubit pejan edhe në të kaluarën.
“Tash e tutje jam futbollist i Besës, kurse marrëveshja është njëvjeçare. Shpresoj ta ndihmoj klubin e zëmrës të rikthehet aty ku e ka vendin, në Superligë. Aktualisht pjesë e Besës janë edhe disa lojtarë cilësorë dhe në ditët e ardhshme priten edhe përforcime të tjera”, ka thënë Duraku për “Epokën e re”.
/Epoka e re/