Besa Famgas e përfundon stinorin me fitore

20 prill 2025 | 08:16

Besa Famgas e ka përfunduar me fitore pjesën e rregullt të garave në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të shtunën mbrëma, Besa fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 38:18. Ndeshja i takoi xhiros së 28-të.

Amar Muqolli e Jon Vokshi i shënuan nga nëntë gola për Besa Famgasin. Gjashtë i realizoi Olsi Mulaj e pesë Elion Vokshi. Për Vushtrrinë nga pesë gola i shënuan Lulzim Sadiku e Amir Fazliu.

Nga tri i shtuan Oltion Shabani e Muhamed Halili.

Këto dy skuadra do të përballen edhe në gjysmëfinale të Kupës.

Besa Famgas është e dyta në tabelë me 44 pikë, një më shumë se Kastrioti i vendit të tretë.

Kastrioti të dielën luan ndaj Trepçës në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt. Vushtrria përfundon e pesta me 16 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banori i BigBrother VIP Kosova 3, Besart Kelmendi – Gjesti,…