Besa Famgas e Prishtina në finale të Ligës së Juniorëve

21 maj 2024 | 14:16

Besa Famgas e Prishtina janë kualifikuar në finale të Ligës së Juniorëve të Kosovës në hendboll. Të hënën në Prishtinë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Final 4 të ligës së juniorëve (U20). Besa Famgas fitoi bindshëm, 36:24 ndaj Kastriotit të Ferizajt. Edonis Hajra i realizoi plot 17 gola për ekipin pejan. Diolen Ajvazi kishte 9 gola për Kastriotin. Dukshëm më e barabartë ishte ndeshja Prishtina – Rahoveci. Prishtina fitoi me rezultat 34:33, por vetëm pas vazhdimeve. Koha e rregullt përfundoi 29:29. Elion Goçi i kishte 14 gola për prishtinasit, derisa 12 gola për Rahovecin i kishte Granit Kadiri.

Të martën prej orës 18:00 është ndeshja për vend të tretë mes Kastriotit e Rahovecit.

Besa e Prishtina takohen në finale nga ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka pritur sot…