Besa Famgas e Rahoveci kalojnë në gjysmëfinale

23 mars 2023 | 14:40

Nuk ka pasur befasi të mërkurën në dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Fituesja në fuqi e Kupës, Besa Famgas ka kaluar Kastriotin në çerekfinale, duke e mposhtur në Ferizaj me rezultat 41:31.

Ardit Tafilaj i shënoi shtatë gola për Besën, ndërsa nga gjashtë i kishin Egzon Gjuka, Arbios Mushkolaj e Amar Korkariq. 11 gola për Kastriotin i shënoi Hamdi Salihu, ndërsa gjashtë i kishte Festim Mustafa. Ndërkohë Rahoveci e ka mposhtur Deçanin me rezultat 35:22.

Marley Wallace Fernandes i shënoi dhjetë gola për Rahovecin, kurse nga pesë i kishin Alban Haziri e Mali Luzha. Fatlind Mazrekaj i shënoi nëntë gola për Deçanin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe deputeti Behgjet…