Besa Famgas është bartëse në shortin e Kupës së EHF-së
Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, Besa Famgas është në mesin e bartësve në shortin për raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së (EHF Cup).
Ekipi pejan ndeshjet evropiane për edicionin 2019\2020, do t’i luajë më 31 gusht \ 1 shtator dhe më 7\8 shtator.
Si bartës, Besa ka shmangur përballjet me ekipet më të forta në raundin e parë kualifikues, por prapë në opsion ka shumë skuadra cilësore. Shorti i Kupës së EHF-së tërhiqet më 16 korrik.
Kundërshtarë të mundshëm të Besa Famgas janë: Polva Serviti (Estoni), Dragunas Klaipeda (Lituani), Bozen Loacker (Itali), London (Britani e Madhe), Batumi (Gjeorgji), Lovçen (Mali i Zi), RK Borac m:tel (Bosnje), Swieqi YOBETIT Phoenix (Maltë), Vise (Belgjikë), CIP Travel Antalyaspor (Turqi), Poreç (Kroaci), Malmo (Suedi), Pfadi Winterthur (Zvicër), Haukar (Islandë), West Wien (Austri).
Besa Famgas ka përvojë të gjatë në gara evropiane dhe synon të bëjë hapin e ardhshëm në skenën e madhe kontinentale.