Besa Famgas fiton thellë por nuk kualifikohet

28 tetor 2024 | 09:19

Besa Famgas ka shkëlqyer të dielën mbrëma në “Karagaçi”.

Skuadra pejane fitoi bindshëm, 35:27, ndaj skuadrës çeke, Mesto Lovosice. Megjithatë nuk avancon nga raundi i dytë i Kupës Evropiane për hendbollistë pasi ndeshjen e parë në Çeki e humbi me dhjetë gola dallim, 38:28.

Gjithsesi skuadra pejane shfaqi përkushtim duke dominuar dhe duke u larguar me kokën lart nga Evropa.

Vladimir Stankoviq shkëlqeu me 15 gola te Besa. Pesë i kishte Jakub Cwieka e katër Jon Vokshi.

Besës i kushton rënia e madhe në minutat e fundit të pjesës së parë. Skuadra pejane tani u kthehet sfidave vendore dhe garës për trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e stuhisë 30 persona janë zhdukur ndërsa përpjekjet…