
Besa Famgas, kampione e Kosovës
25 maj 2023
| 22:45
Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll.
Besa e Pejës ka fituar titullin e kampionit për edicionin 2022/23. Në finale të plejofit, Besa Famgas e mposhti Trepçën me rezultat 2:0.
Fitoren e dytë e shënoi të enjten mbrëma në “Minatori” me rezultat 37:30. Skuadra pejane ka dominuar tërë ndeshjen dhe shënoi fitore bindëse për titullin e dhjetë rresht.