Besa Famgas kthehet te fitorja

24 mars 2025 | 12:00

Besa Famgas është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në hendboll.

Pas humbjes nga Rahoveci, skuadra pejane të dielën mposhti Prishtinën në kuadër të xhiros së 23-të.

Ndeshja në Pejë përfundoi me fitoren 44:32 të Besa Famgasit. Vladimir Stankoviq udhëhoqi Besën me 12 gola. Dhjetë i realizoi Balsha Çejoviq, tetë Jon Vokshi e shtatë Olsi Mulaj.

Te Prishtina më efikasi ishte Oltion Beshiri me dhjetë gola. Gjashtë i shtoi Enis Kuleta e katër Albi Gjuka. Besa Famgas është e dyta me 36 pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vendin e tretë. Prishtina është e katërta me 23 pikë. Dy ndeshje tjera të xhiros së 23-të u zhvilluan të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje ka tronditur mbrëmë Vushtrrinë dhe Kosovën. Atje është…